Analizë
& Sukses

Ne jemi këtu për ju!

Ne e analizojmë rregullisht tregun Kosovar për nevojat dhe produktet që i nevojiten! Nga mjetet transportuese deri ato makineritë e rënda, produktet tona janë rezultat i suksesit të biznesit tuaj dhe të njejtat i ofrojmë me çmime të favorshme për klientët tanë.

%

SHITJE TË PRODUKTEVE
TË REJA

Një përqindje bukur e lartë e klienturës
shprehin interesime për produkte të reja.
Arsyeja e zgjedhjes të produkteve të reja
qëndron te fakti se klientët përfitojnë për-
plot benefite si shembull Garancia, etj.

Këshilla
Profesionale

KMG, parneri juaj i sigurtë!

Ne jemi të përkushtuar që konsumatorëve tanë t'i ofrojmë këshilla profesionale rreth përzgjidhjes të produkteve adekuate për nevojat e biznesit tuaj. Produktet tona qe ne i përfaqësojmë i ofrojmë me kualitet të lartë, siguri dhe garancion të plotë nga Prodhuesi. Mjafton të kontaktoni me Kompaninë tonë dhe ne ju bëjmë zgjidhjen e duhur me afat rekord.

%

SHITJE TË PRODUKTEVE
TË PËRDORURA

Programi ynë i shitjës të produkteve të
përdorura është e jashtëzakonshme,
sepse janë produkte të aprovuara të
përdorura që ofrohen ekskluzivisht
nga Prodhuesi në gjendje perfekte!

Shumë
Zgjedhje

Të gjitha Produktet në një vend!

Kamionët për të gjitha llojet e bizneseve, Autobusët, Kombi të të gjitha llojeve, Makineri të lehta deri tek ato të rënda e deri te Gjeneratorët, KMG ju jep të gjitha zgjedhjet e mundshme për biznesin tuaj. Për shërbimet e pas shitjëve jemi të gatshëm të ju asistojmë çdo çast kurdo që ju keni nevojë.

%

SHËRBIMET E
PAS-SHITJES

Nuk ka rëndësi se për çfarë produkti
keni vendosur, qoftë produkte të reja
apo të përdorura. klientët tek ne
trajtohen njësoj dhe i japim prioritet
100% për shërbime të pas shitjes.

Synojmë
SUKSESIN

Duke i prezentuar zyrtarisht brendet e mirënjohura botërore MAN & JCB tek konsumatorët tanë, KMG synon që tutje të vazhdojë majat e suksesit dhe të mbetet e përkushtuar që konsumatorëve t'i ofrohen shërbime profesionale dhe të gatshëm me kënaqësi që të jetë çdo çast afër tyre.


Bashkangjitju Ekipit tonë! Përfito eksperiencë profesionale

Synojmë
TË ARDHMEN!

Ne jemi të përkushtuar që t'i ofrojmë tregut Kosovar produkte dhe shërbime kualitative, profesionale dhe me çmime të arsyeshme për të gjithë klientët tanë. Brendet të cilat ne i përfaqësojmë në Republikën e Kosovës synojnë që edhe në të ardhmen të mbetën lider Global për produktet që i ofrojnë, kualitetin e sigurinë unike që e dhurojnë si dhe mbi të gjitha çmimet konkurruese të mbeten gjithnjë të arsyeshme.


Investitorët Gjerman,Danez dhe Kosovar të Kompanisë KMG synojnë që në të ardhmen Kompanisë t'i shtojnë përfaqësi apo brende shtesë serioze me origjinë Evropiane në mënyrë që qytetarët tanë të kenë mundësi ta gëzojnë një vend pune dhe të përfitojnë eksperiencë profesionale evropiane.


Kompania KMG njifet si Kosova Motors Group sh.p.k
Importues i Kamionëve dhe Autobusëve MAN - Gjermani
Importues i Paisjeve të ndërtimtarisë JCB - Angli

KENI NEVOJË
PËR
INFORMATA
SHTESË?