Pozita të lira
të punes

Nëse dëshironi punë sfiduese, mundësi të vazhdueshme për rritjen e karrierës tuaj, sfida të reja të punës, atmosferë të re pune atëherë apliko në pozita që të konvenon ty. Apliko në vende të lira pune në departamentet çoftë në

MAN Kamionët dhe Autobusët apo edhe në JCB Paisjet ndërtuese.

Departamentet e
SHITJES

Punonjësit në Departamentin e shitjes janë ata të cilët formojnë marrëdhënie me klientin dhe do t'i shërbejnë ekskluzivisht klientëve dhe të njejtit do t'i mbajnë klientët rregullisht të informuar për lansimet e reja të produkteve MAN & JCB.

Departamentet e
PAS SHITJES

Të punësuarit në Departamentin e pas shitjes janë ata të cilët ekskluzivisht mirren me shërbimet e pas shitjes dhe rregullisht monitorojnë gjendjen e flotës të klientëve tanë, të njejtit mirren edhe me garancitë dhe shërbimet tjera.

Departamentet e
PJESËVE REZERVË

Të punësuarit në Departamentin e Pjesëve Rezervë janë ata të cilët i monitorojnë dhe furnizojnë rregullisht me stoqet për KMG poashtu edhe për tregun Kosovar në përgjithësi, Në pozita të tilla ju përfitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!

Departamentet e
MARKETINGUT

Në Departamentin e Marketingut, të punësuarit janë ata të cilët rregullisht i prezentojnë lansimet e reja të produkteve dhe risive nga Prodhuesi MAN & JCB. Për të gjithë ata që kanë Marketingun pasion, KMG është vendi i duhur!