MAN SHËRBIMET

MAN PJESË ORIGJINALE

Në pajtueshmëri me standardet strikte të cilësisë të garantuara, MAN Pjesë Origjinale janë ideale të përshtatshme për mjetin tuaj. Kjo është e vetmja menyrë për mjetin tuaj të ofrojë vozitje të sigurtë, efikase dhe shpenzime minimale.

MAN AKSESORË ORIGJINALE

Ndryshoni mjetin tuaj MAN me Aksesorë Origjinale nga Prodhuesi. Qoftë zgjidhje funksionale ose përmirësime vizuale, i dhuroni MAN-it tuaj një pamje krejtësisht ndryshe apo të veçantë. Komunikoni me departamentin e pjesëve rezervë për informata shtesë!

MAN VAJRA ORIGJINALE

Teknologjia automobilistike dhe vajrat duhet të harmonizohen në mënyrë perfekte, çoftë edhe në kushte ekstreme. MAN Vajra Origjinale nga Prodhuesi mbron dukshëm mjetin tuaj nga konsumimi, duke reaguar edhe në uljen e kostos totale të pronësisë.

MAN PJESË REZERVË

Nëpërmes sistemit tonë të çasjes online, KMG ju mundëson porositjen online të pjesëve rezervë, aksesorëve, vajrave për mjetin tuaj MAN dhe të njejtat i liferojmë tek ju me çmime fantastike.

MAN PJESË TË PËRDORURA

Ne ju ofrojmë edhe një gamë të plotë të Pjesëve Rezervë të përdorura Origjinale MAN. Cilësia e provuar dhe testuar, në dispozicion për ju me 12 Muaj Garanci nga Prodhuesi MAN.

MAN Oferta të favorshme

Në KMG, ne shpesh herë kemi oferta të favorshme për klientët tanë me zbritje favorizuese për ju çoftë në servisime të rregullta deri te ato aksesorët, KMG ju ofron oferta fantastike.

ME PJESË ORIGJINALE MAN
JU PËRFITONI SHUMË BENIFICIONE

Shërbimet

Stafi i profesionalizuar i Departamentit të pas shitjes i siguron të gjithë klientët tanë qe shërbimet në mjetin tuaj transportues kryhen profesionalisht në bazë të rregullave dhe standarteve të përcaktuar nga Prodhuesi MAN.
Stafi ynë punon me direktiva të prodhuesit MAN dhe trajnimet e rregullta që i mbajnë tek Prodhuesi MAN të njejtat i praktikojnë profesionalisht në Kompaninë tonë KMG. Kështu neve na ipet mundësia që shërbimet të kryhen në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe me kosto të ulëta për klientët tanë.

Servisi është i pajisur me të gjitha paisjet e mundshme të fjalës të fundit dhe stafi ynë ju mirëpret për të gjitha nevojat që ju keni nevojë për përkrahjen tonë profesionale.

NE OFROJMË
PROFESIONALITET

KMG si Kompani ka prioritet kujdesin ndaj klientit dhe shërbimet pas shitjes t'i përfundohen klientit në mënyrë profesionale dhe me afat kohor sa ma të përshtatshem! Disa nga shërbimet që ne i bëjmë janë:

◎    Servisimi dhe Mirëmbajtja e mjeteve tuaja të transportit.
◎    Riparimi i të gjitha problemeve mekanike dhe elektrike.
◎    Riparimi i motorit dhe ndërruesit të shpejtësisë.
◎    Diagnoza të përgjithshme kompjuterike digjitale.
◎    Servisim dhe rregullim i sistemit AD-BLUE.
◎    Mbi 10,000 Artikuj në gjendje për mjetin tuaj.
◎    Çmime promovuese në ndërrim frenash.
◎    Çmime transparente për shërbimet tona.
◎    Shumë shërbime tjera...