MIRËSEVINI NË JCB KOSOVA

JCB Paisje të Ndërtimtarisë

Jemi shumë krenarë që Kompanisë i është bashkangjitë një prodhues Anglez që njihet si Top 3 në Botë. JCB prezentohet me program të plotë në Kosovë duke filluar nga Eskavatorët. Në KMG, ju mund t'i gjeni produktet JCB si dhe shërbimet e mirëmbajtjës, riparimeve e shërbimet tjera të pas-shitjës poashtu kryhen në KMG. Edhe shërbimet e garancive nga Prodhuesi kryhen në KMG, gjithmonë në harmoni të plotë me termët dhe kushtet e përcaktuara nga Prodhuesi. JCB përpos kualitetit të garantuar të prodhimeve të saja, këtë e dëshmon në shërbimet e pas-shitjës të cilat shërbime kryhen profesionalisht, me kohë të sakt si dhe me prioritet të lartë. Infomohu në vijim detajisht rreth paisjeve të ndërtimtarisë nga Prodhuesi JCB.

JCB Paisje të Bujqësisë

Më në fund programi i plotë për Bujqësi është këtu! Në KMG, e tërë gama e paisjeve të bujqësisë është prezent apo edhe mund të porositet tek Prodhuesi JCB në Angli, varësisht kërkesave dhe nevojave tuaja, në JCB ka zgjidhje. JCB prodhon paisje kualitative me renome botërore specifikisht për lëminë e Bujqësisë duke filluar nga traktorët. JCB i jep prioritet bujqësisë, andaj gjithmonë është përkrahës i bujqëve në mënyrë që të njejtit t'i lehtësohet puna e tyre duke i shfrytëzuar paisjet tona. Poashtu edhe shërbimet e pas shitjës nuk mungojnë në aktivitetet bujqësore. Nëse gjatë punës tuaj paisjet tona ju shfaqin probleme atëherë , JCB dhe KMG-në e ke afër. Kemi shumë oferta të favorshme për klientët tanë që merren me Bujqësi! Mos hezito, pyet!

JCB Gjeneratorët

Disa nga prodhimet në gamën e JCB-së janë edhe paisjet energjike si Gjeneratorët. Duke filluar nga gjeneratorë të vogël deri te gjeneratorët hibrid.
JCB produktet energjike ju ofrojnë një gamë të gjerë gjeneratorësh dizel me specifikime të larta për të përmbushur kërkesat e klientëve për çdo aplikim të energjisë në nivel global. Çdo gjenerator JCB është i ndërtuar në specifikimet më të larta për të dhënë besueshmëri të jashtëzakonshme, performancë të lartë dhe efikasitet të rritur. Për çfarëdo lloj gjeneratori që keni nevojë, në KMG e gjeni zgjidhjen përfshirë edhe shërbimet e pas-shitjës si riparime, mirëmbajtje si dhe shitjen e pjesëve rezervë JCB. Me çmime të arsyeshme ju përfitoni gjithmonë KUALITET në KMG! 

JCB
Në qendër të vëmendjes!

Shërbimet e pas shitjes!

Zbuloje në vijim se si ne i japim prioritet klientit!

1

PËRKRAHJE TEKNIKE

Departamenti i kujdesit ndaj konsumatorëve është gjithmonë në gjendje gatishmërije për përkrahje apo asistencë teknike. Nëse keni ndonjë problem me Kamion, Autobus apo Paisje ndërtimore atëherë ne intervenojmë 24/7 ditë.

Për MAN Kontaktoni në 049/443332.
Për JCB Kontaktoni në 049/443332.

2

EXPRESS SERVIS

Shërbimet Express kryhen në Kompani në raste kur Klienti e kërkon një gjë të tillë dhe në disa raste edhe ditë të diele. Shërbimet Express kryhen nga Stafi Profesional i Servisit.

Në Express Servis përfshihen Riparimi i Kamionit, Autobusit apo Paisjeve të ndërtimit, Diagnoza kompjuterike, Servis të rregullt, Kontrollë të gjendjes teknike dhe raste të ndryshme në bazë të kërkesave të konsumatorëve tanë.

Stafi ynë i Servisit ju mirëpret për
termine Express Servis.

3

ÇMIME TË VOLITSHME

Stafi i shitjes të MAN ju mirëpret. Kemi shumë oferta të volitshme për klient privat dhe komercial. Duke filluar nga Kamion, Autobus apo furgon te gjitha keto te reja apo të përdorura të aprovuara. MAN APPROVED!.

Stafi i shitjes të JCB ju mirëpret. Kemi shumë oferta të volitshme për klient privat dhe komercial. Duke filluar nga
Paisje të ndërtimtarisë si shembull Eskavatorë,
Paisje të shumta të Bujqësisë si dhe
Gjeneratorë i kualiteteve të larta
të prodhuara në
Angli dhe Evropë.

A JENI GATI

JCB ju ofron zgjedhjen e plotë për dimer!

KARRIERA

BËHU PJESË I
EKIPIT TONË!

Bashkohuni me ekipin tonë dhe gëzoni një kulturë kreative, dinamike dhe gjithëpërfshirëse të fokusuar në një qëllim - Të jemi të gatshëm për përgjegjësi të reja dhe të synojmë majat e suksesit në Kosovë.

* Vërejtje:

Në rast se nuk ka pozita të lira të punës në Kompani atëherë ju lutem përdorni formën Abonohu për risitë e fundit! sepse Kompania ju njofton në të ardhmen për vende të lira të punës përmes e-mailit zyrtar.

LAJMËRIME TË RREGULLTA

ABONOHU
PËR RISITË E FUNDIT!

Abonohu për risitë e fundit.
Me plotësimin e të dhënave tuaja ne do ju mbajmë të informuar çdo çast për risitë, oferta, vende të lira të punës etj.

Me dhënien e informatave tuaja, të njejtat do të mbetën konfidenciale dhe do të shfrytëzohen vetëm për përdorim të brendshëm!