HISTORIA

Gjithçka filloi në Vitin 2014.

Me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe të pakursyer, kemi bërë qe Brendi i mirënjohur Botëror MAN Kamionët dhe Autobusët besimin për Statusin si përfaqësues i vetëm i këtij brendi për Territorin e Kosovës në aspektin e Shitjes dhe shërbimeve të Pas Shitjes t'i besohet Kompanisë KMG KOSOVA L.L.C me investitor dhe pronar gjerman-danez-kosovar.

Duke e gëzuar të drejtën e statusit si Importues i brendit gjigand gjerman MAN Kamionët dhe Autobusët, ky status na jep driten e gjelbert për shitjen e produkteve MAN në Territorin e Republikes të Kosovës. I njejti status, na mundëson që shërbimet e pas shitjes ndaj klientëve, t'i zbatojmë profesionalisht, duke respektuar termet dhe standardet e prodhuesit MAN. Prodhuesi MAN rregullisht Investon në organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve për çdo departament të Importueseve të saj, për të vetmin qellim qe Klientura të ndahet i kënaqur me produktet MAN dhe padiskutim që në shërbimet e pas shitjes, Klienti të ndihet i rehatshem, komod dhe i kursyer ndaj shërbimeve tona. 

Duke filluar nga Viti 2016, Kompania KMG Kosova L.L.C u shpërbly me dhënie të së drejtës për të prezentuar në Kosovë edhe Produktet e Prodhuesit Anglez JCB.

JCB ofron në treg mekanizëm të llojllojshme të ndërtimtarisë si përshembull Eskavatorë të cilët njihen si top 3 prodhues kualitativ në Botë.
JCB ofron në treg edhe mekanizëm të llojllojshme të bujqësise duke filluar nga traktorët e llojllojshme etj. Poashtu, JCB ofron edhe gjeneratorë kualitativ të llojllojshme të cilët janë të disponueshme për çdo shfrytëzim të mundshëm.

KMG e gëzon ofrimin e programit të plotë të produkteve JCB si dhe shërbimet e pas shitjes poashtu janë prioritet i Prodhuesit JCB, shërbime të cilat ekskluzivisht ofrohen nga Kompania jonë në mënyrë profesionale.

Kompania KMG përbëhet nga 2 struktura të cilat pastaj ndahen në departamente të ndryshme me staf profesional, të gatshëm për asistencë, kur një gjë e tillë kërkohet nga klientet tanë.

Jeni të mirëseardhur të na vizitoni!

SYNIMI YNË

Sakrifica ynë e pakursyeshme për të fituar të drejtën ekskluzive për të prezentuar brendet tona në Republiken e Kosovës na ka bërë që të kemi synime për të ardhmen që Kompania ynë të formoj një mirëbesim te konsumatorët tanë dhe produktet tona të jenë besnik ndaj kompanive Kosovare si dhe ekipi ynë të shërbejë në mënyrë profesionale konsumatorët pa dallim dhe synimi kyç qe pretendojmë me mund e korrektësi të arrijmë është se Kompania jonë sëbashku me brendet tona të jenë lider në tregun Kosovar për produktet dhe shërbimet që i ofrojmë në krahasim me konkurrentët tanë.

Ne besojmë se synimet tona arrihen vetëm me punë, korrektësi dhe bashkëpunime të ndërsjellta, të qenurit në vendngjarje për asistim tek klientët kur një gjë e tillë kërkohet nga konsumatori si dhe të qenurit i arsyshëm në ofertat dhe çmimoret për konsumatorët tanë duke pas parasysh gjithnjë në shërbimet profesionale me çmime të arsyeshme.

Suksesi juaj, Synimi ynë!

MAN TRUCK & BUS

KMG Kosova L.L.C si importues zyrtar i Kamionëve dhe Autobusëve MAN në Republiken e Kosovës ka ekip të profesionalizuar në departamente të ndara si Shitje të Kamionëve dhe Autobusëve të reja dhe të përdorura, shërbimet e pas-shitjes, shitja e pjesëve rezervë origjinale të prodhuesit MAN.

MAN i dedikohet nevojave të biznesit tuaj dhe varësisht nevojave tuaja ne disponojmë të gjitha llojet e Kamioneve dhe furgonave/kombi.

MAN produktet janë të kualitetit të lartë, ofrojnë vozitje të rehatshme, janë të pajisur me motorë të fuqishëm dhe ofrohen me teknologji të fjalës të fundit me shume beneficione.

 

NË VIJIM JU PREZENTOJMË DEPARTAMENTET TONA!

SHITJA

MAN është zgjidhja e duhur për biznesin tuaj, pa dallim. Në Kompaninë tonë i gjeni 2 departamente të ndara për shitje. Shitja e Kamionëve dhe Autobusëve të reja dhe në anën tjetër ato të përdorura të aprovuara nga MAN.

MAN është produkt i përsosur, i fuqishëm dhe lider global! Të gjithë e konsiderojnë besnik të bizneseve të tyre. Për herë të parë në Kosovë aplikohet Garancia direkt nga Prodhuesi për Kamionë dhe Autobus të rinjë. Klientët përfitojnë shumë benefite nëse vendosin të pajisen me produkte të reja nga MAN Truck & Bus.

Departamenti shtesë i Kompanisë është shitja e produkteve MAN TopUsed. Stafi i këtij departamenti kujdeset që të ju gjejë zgjidhje rreth produkteve MAN të përdorura. Produktet MAN TopUsed janë ato produkte të përdorura mirëpo të aprovuara nga Prodhuesi MAN për shitjen e tyre tek konsumatorët. MAN TopUsed është e garantuar nga Prodhuesi sepse produktet nën këtë identitet janë të kontrolluara dhe të testuara plotësisht nga Dilleret e Prodhuesit dhe lëshohen në qarkullim pa asnjë problem dhe këtë e garanton MAN TopUsed.

PAS SHITJA

Qelësi dhe suksesi i Kompanisë është Departamenti i Pas-Shitjës. Punonjësit e departamentit në fjalë janë ata të cilët gjithnjë janë pranë konsumatorit kur një gjë e tillë kërkohet. Po të njëjtit punonjës kanë aftësi të shkëlqyer për sa i përket zgjidhjes së problemeve të kamionëve dhe autobusëve tuaj MAN.

Aftësia e gjetjeve dhe zgjidhjeve të probleme të produkteve MAN vjen si rezultat falë trajnimeve të rregullta të cilat i ofrojnë inxhinierët e Prodhuesit MAN në Gjermani.

Poashtu, falë mbështetjes që kemi nga Prodhuesi MAN në raste të probleme të cilat janë të ndërlikuara atëherë e sigurojmë asistencën nga MAN me të cilin bashkarisht vijmë deri te zgjidhja finale e probleme të Kamionit apo Autobusit tuaj MAN. Diagnozat i posedojmë të licensuara nga Prodhuesi MAN dhe na ndihmojnë në diagnozë detaje të Kamionit apo Autobusit tuaj MAN ku pastaj me rezultate detaje vijmë deri tek raporti final për konsumatorët tanë rreth gjendjes reale të produktit tuaj MAN.

Pranë Departamentit të Pas-Shitjës funksionon edhe ajo e Garancioneve ku Kamionët dhe Autobusët MAN në qendrën tonë aplikohet Garancia e produkteve MAN.

PJESË REZERVË

Askush nuk i di automjetet MAN si MAN vetë. Përdorimi i vetëm pjesëve origjinale siguron që të ruhet cilësia origjinale e fabrikës, duke minimizuar kohën e kushtimit të kushtueshëm dhe duke maksimizuar vlerën e ardhshme të rishitjes së kamionëve tuaj.

Nëse dëshironi që kamioni juaj të shkojë në distancë, jepini pjesët që meritojnë. Pjesë origjinale MAN - Cilësi ku mund të mbështeteni.

Asnjëherë mos supozoni se të gjitha pjesët e zëvendësimit janë të barabarta. Të gjitha pjesët origjinale të reja dhe të rimarrura nga MAN vijnë me një garanci gjithëpërfshirëse 24 muaj.
Ju gjithashtu mund të jeni të sigurt se të gjitha pjesët e shitura janë 100% MAN të aprovuara, të garantuara për ekonomi, performancë dhe besueshmëri.

JCB Construction & Agriculture

Jemi krenar qe me përkushtim kemi arrit qe të fitojmë eksluzivitetin e të qenurit zyrtarisht importues i programit të plotë të produkte të prodhuesit anglez JCB.

Nga Paisjet e ndërtimtarisë, Bujqësise e deri te Gjeneratorët, Kompania KMG Kosova L.L.C ju prezenton të gjitha produktet e prodhuesit JCB.

Është departamenti i veçantë në Kompani që përkujdeset për konsumatorët e prodhuesit JCB në shitje si dhe në shërbime të pas-shitjes.

Të gjitha produktet nga prodhuesi JCB vijnë me garancion të plotë nga Prodhuesi dhe në rast të ndonjë reklamimi eventual të gjitha garancitë procesohen nëpërmjet Kompanisë tonë duke i respektuar gjithmonë kushtet dhe termet e përcaktuara nga Prodhuesi JCB.

JCB PAISJE PËR NDËRTIM

Çfarëdo aktiviteti të biznesit që ju keni, për të gjitha
llojet e bizneseve, JCB ka zgjidhje për ju.
Për mbi 300 produkte të llojllojshme që prodhohen
për aktivitete të bizneseve të ndryshme, Prodhuesi
JCB ju siguron se ju gjen zgjidhjen e duhur.

JCB PAISJE PËR BUJQËSI

JCB ka program të përkryer për ata të cilët merren
me Bujqësi. Prodhuesi i jep rëndësi të veçantë këtij
sektori, prandaj, Ne kemi program të gjerë për të
gjithë ata të cilët janë të dhënë pas Bujqësise, si
klient privat poashtu edhe ata ndërmarrës Bujqësor.

JCB SHITJA

Kompania KMG Kosova si përfaqësues i prodhuesit
JCB për Republikën e Kosovës ka ekskluzivitet për
shitjen e programit të plotë të Paisjeve të Prodhuesit.
Duke filluar nga ato të ndërtimtarisë deri tek Gjeneratorët.
JCB përmban në vete cilësi, siguri të lartë, etj. Thjesht ja vlen!

JCB PAS SHITJA

Ne jemi këtu ekskluzivisht vetëm për ju, prandaj
e kemi kënaqësinë të ju asistojmë rreth gjetjës
dhe eliminimit të ndonjë problemi që keni me JCB.
Kemi përvojen e duhur për këto paisje të prodhuesit
prandaj ne vazhdojmë të ju asistojmë në të ardhmen!

JCB FASTRAC
TRAKTORI MË I SHPEJTË
NË BOTË

Produkti i fundit i lansuar nga Prodhuesi JCB
është Traktori i cili po cilësohet si më i shpejti
në Botë. Me një motorr të fuqishëm prej 348kf
dhe me shpejtësi lëvizëse deri rreth 70km/h,
traktorin tonë e bënë një produkt unik, i sigurtë,
kompakt dhe i bukur. JCB Fastrac është i lehtë
për të shfrytëzuar dhe i shoqërushëm në kryerje
të detyrave të cilat ngarkohet qoftë nga Klientët
Privat apo atë komercial.


Traktori Fastrac do të jetë i disponueshëm tek ne
momentin kur Prodhuesi JCB është i gatshëm
t'i liferojë produktin e cekur në tregun Kosovar.