JCB SHËRBIMET

JCB PJESËT ORIGJINALE

Është rregull që në makineritë tona JCB gjithnjë të vendosni pjesët rezervë origjinale, pa marrë parasysh Viti i prodhimit të makinerive që ju posedoni, me pjesët origjinale nga JCB juve ju sigurohet cilësia e garantuar.

Duke vendosur pjesët origjinale JCB, ju jo vetëm që kurseni buxhetin tuaj por anashkaloni edhe mundësitë e prishjeve të ndonjë paisje të makinerisë tuaj!

Me pjesët origjinale, JCB ju garanton në një afat kohor prej 12 Muajsh nga data e montimit të tyre, pa marrë parasysh se për çfarë pjese bëhet fjalë!

JCB LUBRIFIKIMET

Në mënyrë që përformancat e makinave JCB të jenë të qëndrueshme dhe efektive, ne rekomandojmë që gjithmonë t'i përdorni lubrifikimet e prodhuara nga JCB. Me lubrifikime tona ju sigurojmë që makinat tona si rezultat kanë qëndrueshmëri, performanca dhe stabilitet në kryerjen e misioneve të tyre falë standardizimit të lartë të vajrave tona.

PJESËT ORIGJINALE JCB
CILËSI E GARANTUAR!

Shërbimet

Stafi i profesionalizuar i Departamentit të pas shitjes i siguron të gjithë klientët tanë qe shërbimet në makinat tuaja JCB kryhen profesionalisht në bazë të rregullave dhe standarteve të përcaktuar nga Prodhuesi Anglez JCB.
Stafi ynë punon me direktiva të prodhuesit JCB dhe trajnimet e rregullta që i mbajmë tek Prodhuesi JCB të njejtat i praktikojmë profesionalisht në Kompaninë tonë KMG. Kështu neve na ipet mundësia që shërbimet të kryhen në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe me kosto të ulëta për klientët tanë.

Servisi është i pajisur me të gjitha paisjet e mundshme të fjalës së fundit dhe stafi ynë ju mirëpret për të gjitha nevojat që ju keni nevojë për përkrahjen tonë profesionale.

NE OFROJMË
PROFESIONALITET

KMG si Kompani ka prioritet kujdesin ndaj klientit dhe shërbimet pas shitjes t'i përfundohen klientit në mënyrë profesionale dhe me afat kohor sa ma të përshtatshem! Disa nga shërbimet që ne i bëjmë janë:

◎    Servisimi dhe Mirëmbajtja e mjeteve tuaja të transportit.
◎    Riparimi i të gjitha problemeve mekanike dhe elektrike.
◎    Riparimi i motorit dhe ndërruesit të shpejtësisë.
◎    Diagnoza të përgjithshme kompjuterike digjitale.
◎    Servisim dhe rregullim i sistemit AD-BLUE.
◎    Mbi 10,000 Artikuj në gjendje për mjetin tuaj.
◎    Çmime promovuese në ndërrim frenash.
◎    Çmime transparente për shërbimet tona.
◎    Shumë shërbime tjera...